Prokuroria e Durrësit dha detaje nga ecuruia e hetimeve për mbetjet e dyshuara toksike që u kapë nnë anijen Moliva. 102 konenierë janë sekuestruar ndërsa verpat penale në të cilat po hetohet është ajo e kontrabandës së mallrave, shpërdorimit të detyrës dhe transportimit të mbetjeve. Prokuroria deklaron se ka ndërmarrë hetime intensive për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Për të garantuar një proces të sigurt të marrjes, transportimit, ruajtjes dhe analizimit të mostrave, Prokuroria e Durrësit thotë se ka kërkuar bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe institucionet që operojnë në territorin e Shqipërisë.