Një gjykatë në gjermani dënoi me pesë vite burg një ish rojë të një kampi nazist përqendrimi, 101 vjecar, i cili bëhet kështu personi më i moshuar që del para gjyqit për bashkëpunim në krime lufte gjatë holokaustit. Josef Schuetz, u shpall fajtor për asistim në vrasje ndërsa punonte si rojë burgu në kampin Sachsenhausen në veri të Berlinit mes viteve 1942-1945.