Policia e Shtetit ka organizuar në 72 orët e fundit operacionin e koduar “Fokusi”, për të luftuar fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike në qarqet më problematike të vendit. Në këtë operacion u përfshinë 1000 punonjës policie dhe 25 dronë, të cilët kaluan në sitë fshatrat dhe terrenen malore të Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës.