Rreth 3.5 tonë drogë janë konfiskuar në Panama, në bordin e një anijeje të nisur drejt Holandës, duke shënuar edhe konfiskimin më të madh të këtij lloji në vend. Pakot u konfiskuan nga shërbimi aero-naval kombëtar i Panamasë, dhe u zbuluan në konteinerët e një anijeje që ishte tranzit nga Kili. Zyrtarët thanë se kur anija iu nënshkrua kontrollit në portin panamez, ata zbuluan 100 thasë me 3499 pako me substanca të paligjshme e kjo përbën edhe ngarkesën më të madhe të drogës të gjetur ndonjëherë në vend.