Rreth 100 profesorë universitarë, intelektualë dhe aktivistë brenda dhe jashtë Shqipërisë shprehin shqetësim për vendimin e qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Përmes një letre të hapur ata shprehin publikisht kundërshtinë dhe mospajtimin me vendimin për bashkimin e ASA-s me Akademinë e Shkencave.