Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministrja Belinda Balluku thanë gjatë një aktiviteti të organizuar në Bulqizë se me përfundimin e plotë të Rrugës së Arbrit, i gjithë qarku i Dibrës do të shndërrohet në një jastëk jeshil për Tiranën. Rama dhe Balluku përsëritën ftesën për investime në agroturizëm, teksa Kryeministri njoftoi edhe lajmin se në javën e dytë do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Janë mbi 700 mijë të moshuar që do të përfitojnë nga 100 deri në 150 euro për festat.