Top News – 100 mld USD për naftën e Venezuelës / Bosët e naftës ‘rrëzojnë’ Trumpin: I painvestueshëm
11/01/2026 13:35

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar të paktën 100 miliardë dollarë shpenzime të industrisë së naftës për Venezuelën, por mori një përgjigje të vakët në Shtëpinë e Bardhë, pasi një drejtues paralajmëroi se vendi i Amerikës së Jugut ishte aktualisht "i painvesueshëm". Shefat e kompanive më të mëdha amerikane të naftës që morën pjesë në një takim në shtëpinë e bardhë pranuan se Venezuela, e vendosur mbi rezerva të mëdha energjie, përfaqësonte një mundësi joshëse. Por ata thanë se do të nevojiteshin ndryshime të rëndësishme për ta bërë rajonin një investim tërheqës. Nuk u ndërmorën ndërkohë menjëherë angazhime të mëdha financiare. Trump ka thënë se do të nxjerrë naftën e kombit të Amerikës së Jugut pasi forcat amerikane kapën udhëheqësin e saj, Nicolas Maduro, në një operacion më 3 janar në kryeqytetin e saj. "Një nga gjërat që Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga kjo do të jenë çmime edhe më të ulëta të energjisë", tha Trump në takim. Por bosët e naftës të pranishëm shprehën pak interes. Drejtori ekzekutiv i Exxon, Darren Ëoods, tha: "Asetet tona janë sekuestruar atje dy herë dhe mund ta imagjinoni që rihyrja për herë të tretë do të kërkonte disa ndryshime mjaft të rëndësishme nga ajo që kemi parë historikisht dhe nga ajo që është aktualisht gjendja. Sot vendi është i painvesueshëm". Venezuela ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me kompanitë ndërkombëtare të naftës që kur nafta u zbulua në territorin e saj më shumë se 100 vjet më parë. Chevron është kompania e fundit e madhe amerikane e naftës që ende operon në vend. Një numër i vogël kompanish nga vende të tjera, përfshirë Repsol të Spanjës dhe Eni të Italisë, të dyja të përfaqësuara në takimin e Shtëpisë së Bardhë, janë gjithashtu aktive. Trump tha se administrata e tij do të vendosë se cilat kompani do të lejohen të operojnë.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52