Rusia parashikon që të ardhurat nga eksporti i energjisë t'i rriten këtë vit me thuajse 100 miliardë dollarë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar dokumentet qeveritare. Ministria ruse e Ekonomisë pret që të ardhurat nga eksporti i energjisë të arrijnë në 338 miliardë dollarë më 2022, rritje për më shumë se një të tretën krahasuar me vitin e kaluar. Rritja në të ardhura, nëse materializohet, do ta ndihmojë ekonominë ruse e cila përballet me sanksione të ashpra të Perëndimit, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë.