Policia spanjole ka liruar një shqiptar, i cili ishte marrë peng dhe mbahej në një shtëpi në Calp të Spanjës. Rrëmbyesit e tij ishin po shqiptarë, dhe pengu mbahej prej dy ditësh në shtëpi në kërkim të shpërblimit prej 100 mijë euro ose do e vrisnin. Rrëmbyesit kontaktuan partneren e viktimës me video-telefonatë duke kërkuar nga ajo shpërblimin, ndërsa kërcënonin se do ta vrisnin pengun.