Top News – 100 euro taksë për çdo turist / Vizitorët shpenzojnë pak dhe ikin, Venecia e mbingarkuar
29/07/2025 12:51

Venecia është aq e mbingarkuar nga turistët me buxhet të ulët që shpenzojnë shumë pak para, sa vizitorëve duhet t'u vendoset një taksë 100 euro për të hyrë në qytet, tha një nga udhëheqësit e biznesit atje. "Jemi në gjendje emergjence - turistët nuk blejnë më asgjë. Do t'i bëja që të paguanin 100 euro për person nëse duan të vizitojnë qytetin", tha Setrak Tokatzian, pronar i një dyqani historik bizhuterish dhe president i shoqatës së bizneseve të Sheshit të Shën Markut, në zemër të qytetit që është pjesë e listës së unesco-s të Trashëgimive Botërore. Udhëtarëve ditorë u është vendosur tashmë një tarifë midis 5 dhe 10 euro për person për të hyrë në Venecia sipas një skeme të diskutueshme të prezantuar nga këshilli i qytetit vitin e kaluar. Por propozimi i bizneseve shkon shumë përtej kësaj. Ata nuk i presin mirë pushuesit me buxhet të vogël që udhëtojnë nëpër kontinent dhe flenë në cadra, dhe më pas mbërrijnë në Venecia me autobusë. “Çdo ditë shoh lumenj njerëzish që mbërrijnë në qytet, por nuk kanë një qëllim të vërtetë. Ata lëvizin nga një pjesë e qytetit në tjetrën, të udhëhequr nga guida turistike, hipin në gondola, marrin taksi uji, vrapojnë andej-këndej, por askush nuk blen asgjë”, tha Tokatzian. “Ata mbërrijnë në mëngjes me autobusë dhe largohen pasdite pa shpenzuar asnjë euro. Nuk dua ta them, por ky lloj turizmi është i tmerrshëm”, shton ai. Bizneset e nivelit të lartë po vuajnë nga turistët ditorë që ikin më shpejt se sa vijnë dhe nuk shpenzojnë asgjë, shtoi ai, duke vijuar: “Nuk sheh më njerëz që kalojnë në rrugë me çanta dore të blera në dyqanet e firmave, siç ndodhte në të kaluarën”. Ai thotë më tej se ka parë familje të ndajnë një pjatë të vetme në restorant ndërkohë ka radhë të gjata në cezmat e qytetit sepse njerëzit nuk duan ta blejnë atë. Turistët ditorë nuk hyjnë në dyqane por bëjnë selfi ndërsa ushqejnë pëllumbat në sheshin e shën markut. Bizneset e ligjshme nuk shesin asgjë, por shitësit ambulantë, shumica nga bangladeshi apo vende të tjera, fitojnë qindra euro në ditë duke shitur ilegalisht.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54