Top News-100 ditë në ferr! Pushtimi i Putinit / Katastrofa më e madhe ushtarake në historinë moderne
03/06/2022 12:06

Lufta vdekjeprurëse e Vladimir Putinit në Ukrainë, ka rezultuar një gjakderdhje e madhe në këto 100 ditë, por ekspertët paralajmërojnë se Rusia po mbetet pa trupa dhe pa pajisje moderne ushtarake. Trupat e putinit e pushtuan Ukrainën më 24 shkurt dhe në javët dhe muajt që pasuan, rusia ka humbur dy herë më shumë ushtarë se në 10 vitet e luftës sovjeto-afgane. Në fillim të luftës, druhej se Rusia do ta shtinte në dorë Ukrainën brenda pak ditësh, ndërsa njerëzit e putinit u duk se morën kontrollin e aeroportit strategjik Hostomel në periferi të kryeqytetit Kiev. Paratrupat ruse u përpoqën dy herë të sulmonin shtabin e presidentit Zelenski dhe ta vrisnin atë edhe pse shefi ukrainas i shtetit ndante video sfiduese ku tregonte se ai ishte ende në kryeqytet. Forcat e putinit tentuan të merrnin kontrollin e mariupolit që në fillim për të vendosur një korridor tokësor mes donetskut të pushtuar dhe territorit të aneksuar të Krimesë, por fillimisht u zbrapsën dhe vetëm pasi e kthyen qytetin në gërmadhë dhe u përballën me rezistencën heroike të mbrojtësve ukrainas në Azovstal, mundën ta merrnin kontrollin. Deri në fund të marsit, rusia u detyrua të ndryshonte në mënyrë drastike strategjinë ushtarake duke tërhequr trupat nga Kievi e duke u përqendruar në lindje të vendit. E ndërsa rusët tërhiqeshin, zbuloheshin krimet e tmerrshme të luftës në qytete si Bucha dhe Irpini.

Top Channel/ Tragjedia e grekëve, mes 7 viktimave edhe një shqiptar
27/01 23:02
Top Channel/ Biden sulmon Trump: Qeveria po godet qytetarët e saj
27/01 22:59
Top News- A e kërcënoi Trump kryeministrin kanadez? Përgjigja që dha pas akuzave për përçarje
27/01 22:57
Top News- Plani i SHBA për pushtimin të Kanadasë, zbardhen detajet, rikthehet frika e vjetër
27/01 22:56
Top Channel/ Tragjike, humbin jetën 7 tifozë, përplaset në Rumani furgoni i ultrasëve grekë
27/01 20:08
Top Channel/ “Nëna e të gjitha marrëveshjeve”! BE dhe India firmosin për tregtinë e lirë
27/01 20:04
Top News – ‘Bisha’ e Trumpit arrin përballë Iranit / 100 mijë ton luftë! Brenda USS Abraham Lincoln
27/01 15:39
Top Channel/ “Truri i fëmijëve tanë s`është në shitje”, Franca ndalon rrjetet sociale nën 15 vjec!
27/01 15:26
Top News – Hamasi kërkon policinë në Gaza / Pritet çarmatimi, faza e dytë e marrëveshjes së paqes
27/01 14:41
Top News – ‘Golden Dome’ e Trumpit mbush 1 vjeç / Mburoja raketore vetëm në letër, pak përparim
27/01 14:32
Top News -‘Nëna e të gjitha marrëveshjeve…’/ BE dhe India finalizojnë paktin e rëndësishëm tregtar
27/01 14:08
Top Channel/ Siçili, hapet toka- Humnerë në mes qytetit, 4 kilometra çarje, evakuohen qindra vetë!
27/01 14:03
Top News – Lanë një javë pa drita Berlinin / 1 milion euro shpërblim për gjetjen e fajtorëve
27/01 13:57
Top News- Serbia armatoset në fshehtësi, por nuk e rivalizon dot Kroacinë në fuqi ushtarake
27/01 13:56
Top News – Jo media sociale për -15 vjeçarët / Franca në gjurmët e Australisë, miraton parlamenti
27/01 13:46
Top News – I thotë lamtumirë pandave gjigante / Japonia ‘në lot’, dyshja niset për në Kinë
27/01 13:46
Top News – Shtëpitë mbeten buzë ‘humnerës’ / Rrëshqet toka në Siçili, evakuohen 1 mijë persona
27/01 13:36
Top News – Nuk i përmbahet marrëveshjes tregtare! Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut, 25 %
27/01 12:37
Top Channel/“Kurrë më”, 27 janari-dita e Përkujtimit të Holokaustit: Kujtojmë për të mos përsëritur!
27/01 12:30
Top Channel/ “Çmendet moti”:30 vdekje nga acari në SHBA, në Australi temperaturat shkojnë 49 gradë?!
27/01 11:47
DIGITALB DIGITALB