Qindra sende që i përkisnin artistet të ndjerë Amy Uinehouse, përfshirë fustanin që ajo veshi në koncertin e fundit, do të dalin në ankand në shtetet e bashkuara. Shtëpia e ankandeve, Xhuliens, ka nxjerrë në shitje më shumë se 800 sende personale, që përfshijnë këpucë, recipeta, pantallona të shkurtra, libra dhe disqe.