Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka dënuar me 8 vite burg Redian (Refik) Dodën dhe 7 vite Fabi Isakun për trafik droge në Francë. Në këtë çështje është shpallur i pafajshëm Zabit Fisniku. Ata u arrestuan në korrik të vitit 2024, falë bashkëpunimit dhe hetimeve të SPAK me autoritetet franceze. Sipas SPAK, aktiviteti i paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez, drejtohej nga shqiptari Redian Doda, i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.