Top News – 10 viktima të tjera nga Covid/ Mbeten të larta edhe infektimet e reja
25/09/2021 18:29

Rritja e numrit të infektimeve të reja ka shtuar edhe numrin e jetëve të humbura nga koronoavirusi gjatë kësaj periudhe. 10 viktima të tjera si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga covid 19 janë raportuar këtë të shtunë nga ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave, personat që kanë humbur jetën janë 4 Tirana të moshave nga 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri, 60 vjeç. Në total numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2629 persona. ndërkaq janë kontstuar edhe 664 raste të reja të prekur nga virusi si pasojë e 4875 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. Nga këto janë 215 raste në Tiranë që mbetet vatra kryesore e pandemisë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 866 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë. Në total numri rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 167,354 persona. Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, për të reduktuar mundësinë e infektimit dhe shmangjen e pasojave të renda dhe fataliteteve.

Top Channel/ Katër të plagosur në aksident. Nga përplasja e dy automjeteve u bllokua edhe rruga Elbasan-Peqin
20/12 22:40
Top Channel/ Tiranë, arrestohet indoneziania. 20-vjeçarja e la në ballkon, foshnja e porsalindur ndërroi jetë
20/12 22:36
Top Channel/ Grabitet kambana e manastirit. Objekti 250 vjeçar në Sarandë është monument kulture
20/12 21:09
Top Channel/ “Shqipëria, më pro-amerikania në botë”! Marco Rubio pret ambasadorin Ervin Bushati
20/12 19:25
Top News – Pse nuk hetua monopoli i Allajbeut? Autoriteti i Konkurrencës: E gjobitëm para…7 vitesh
20/12 18:33
Top News- Protestuesit e Lapajt përplasen me policinë, tensione gjatë tubimit tek Kryeministria
20/12 18:00
Top News- Ngacmoi vajzat e mitura seksualisht dhe rrahu bashkëshorten, kapet 40-vjeçari në Kukës
20/12 17:12
Top Channel/ Mbizotërojnë prodhimet turke dhe kineze në tregjet e festave të fundvitit
20/12 15:26
Top Channel/ Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, hiqen kufizimet për kafshët me Kosovën
20/12 15:25
Top Channel/ Sërish incident në Shkodër mes adoleshentëve por këtë herë pa pasoja
20/12 15:19
Top Channel/ Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e ILD, të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët
20/12 15:16
Top Channel/ Protesta e mbështetësve të Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë
20/12 15:10
Top News- ‘Sqarohemi pas mësimit’/ Gjimnazistët sherr në Vaun e Dejës, tjetër episod dhune
20/12 15:10
Top Channel/ “Në dosje 11 tendera me 1.1 mld euro”, PD: Të mblidhet mbledhja për Ballukun
20/12 15:07
Top Channel/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, ç’ndodhi te protesta e Adriatik Lapajt
20/12 14:58
Top News- Dy të arrestuar për tritolin në Vlorë/ Babë e bir në pranga, u zbuluan nga makina
20/12 14:25
Top News- E pazakontë në Sarandë! U çajnë gomat gomat. policia në kërkim të autorëve
20/12 14:23
Top Channel/ “Dilni në shesh”, protestuesi: ju që rrini në shtëpi, po ngrini bustin e diktatorit
20/12 13:33
Top News – Lapaj fton partitë e tjera t’i bashkohen në protestën poshtë zyrës së Ramës
20/12 13:17
Top News- Fadroma hedh në tokë karburantin, ishte pa leje, Rama ndan pamjet e aksionit të IMT
20/12 13:11
DIGITALB DIGITALB