Një tornado vdekjeprurëse që bëri kërdinë në qytetin e vogël të Greenfieldit, në Ajoua, la katër persona të vdekur dhe më shumë se 30 të lënduar, thanë zyrtarët, ndërsa një person i pestë humbi jetën diku tjetër. Tornadoja që përshkoi qytetin u vlerësua e rrezikshme nga Shërbimi Kombëtar i Motit dhe ishte aq shkatërruese sa që autoriteteve iu desh më shumë se një ditë për të bërë bilancin e dëmeve.