Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e të martës në greqi, rrëfejnë tani, ende të pushtuar nga paniku, për 10 sekondat e tmerrit, kur vagonët u përmbysën dhe u përfshinë nga flakët. Janë të shumta viktimat dhe të lënduarit pasi dy trenat u përplasën kokë më kokë pranë qytetit të Larisës ndërsa ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar. “Dëgjuam një zhurmë të madhe”, thotë pasagjeri 28-vjeçar Stergios Minenis. “Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar, shtoi ai për Reuters.