Mustafa Sheqeri, i njohur edhe me mbiemrin Shaljani, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas atentatit të ndodhur mesditën e së martës në zonën e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Burime nga spitali bëjnë me dije se 40-vjeçari është i intubuar në repartin e reanimacionit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij konsiderohet kritike dhe e paqëndrueshme. Sheqeri ka marrë dhjetë plagë nga plumbat, dy prej të cilave në kokë dhe të tjerat në pjesë të ndryshme të trupit.