Një person është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për t’u marrë në pyetje, lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri. 28 vjecari Edis Reçaj u plagos me një plumb në këmbë rreth orës 22:00, pranë një lokali në lagjen Perash, të Shkodrës.