Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme të shumëfishta ruse në lindje, tha shtabi qendror i ushtrisë së Kievit ndërkohë që Moska ka vazhduar të marrë në shënjestër infrastrukturën e energjisë, duke dëmtuar edhe më shumë furnizimet me energji dhe gaz. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se ushtria është përballur me forcat ruse në tetë pika në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut.