Qeveria zvicerane njoftoi ngrirjen e të gjitha aseteve të lidhura me Nicolas Maduron, presidentin e Venezuelës të arrestuar tashmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i ngrirjes së pasurive synon bllokimin e nxjerrjes së tyre jashtë vendit, deri në përfundim të hetimeve dhe nëse arrihet në përfundim se ato janë produkt korrupsioni, Zvicra premton ta rikthejë shumën te populli i Venezuelës. Ministria e Jashtme zvicerane nuk bëri me dije llojin e aseteve, apo shumën e tyre. Por, agjencia e lajmeve Bloomberg, duke cituar një raport të vitit 2021, thotë se shuma shkon mbi 10 miliardë dollarë.