Top News – 10 mijë forca në ruajtje të Papës/ Mbërrin në Irak, mesazhe kundër ekstremizmit
05/03/2021 21:18

Pavarësisht se e gjithë bota është mbërthyer nga frika e koronavirusit mesa duket kjo gjë nuk e ka ndaluar Papa Françeskun të zhvillojë vizitën e tij zyrtare në një vend aq delikat siç është Iraku. Si gjithmonë Papa kujdeset që të shpërndajë kudo mesazhet e tij dhe ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe ekstremizmit. Sigurisht që askush nuk mund të mohojë sa e rrezikshme është kjo vizitë por çuditërisht ka qenë vetë 84-vjeçari që ka këmbëngulur. Ai shpreson të nxisë dialogun ndërfetar, teksa ka takuar klerikun mysliman më të nderuar të Irakut. Rreth 10,000 forca të Sigurisë Irakiane u vendosën për të mbrojtur Papën dhe për më tepër ishte vetë kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi e cili e priti atë në aeroport, me një tapet të kuq. Papa Françesku tha se ishte shumë i kënaqur që kishte shkuar në Irak, madje e përshkroi atë si "djepi i civilizimit". "Le të heshtë përplasja e armëve ... le të ketë fund të akteve të dhunës dhe ekstremizmit, fraksioneve dhe intolerancës!" tha ai. Udhëtimi i Papa Françeskut është i pasur me simbolikë, por i mbushur me rrezik, jo vetëm shqetësimet e sigurisë së një vendi të shkatërruar nga konfliktet ndërfetare dhe sektare, por edhe për shkak të niveleve të larta të të infektuarve më Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Top News – 20 minuta tmerr, mbi 50 të shtëna / Masakër në plazhin australian, konfirmohen 10 viktima
14/12 12:33
Top Channel/ Australi, masakër në festë/10 të vrarë dhe 12 të plagosur në një festë hebraike
14/12 11:57
Top News – Frikë në tregjet e Krishtlindjeve / Gjermani, arrestohen pesë persona, planifikuan sulm
14/12 11:43
Top News – Vriten ushtarët amerikanë në Siri / Sulm i Shtetit Islamik, Trump premton hakmarrje
14/12 11:42
Top News – ‘Dështon motori’, panik në aeroport / Avioni kthehet në pistë, evitohet tragjedia në SHBA
14/12 11:39
Top News – Dominimi amerikan ka mbaruar në Evropë! Merz: SHBA ndjek me agresivitet interesat e saj
14/12 11:38
Top News – Terror në universitet, të shtëna masive / Dy të vrarë e nëntë të plagosur, i dyshuari…
14/12 11:20
Top Channel/Gjermani, parandalohet sulm terrorist/Arrestohen 5 persona, do kryenin atentat me makinë
14/12 11:09
Top News – Kur Zelenski i lutej Putinit ‘në gjunjë’ / Udhëheqësi i kohës së luftës që sfidon shanset
14/12 10:57
Top Channel/ SHBA, terror në Universitetin “Brown” / Dy të vdekur dhe 9 të plagosur nga të shtënat
14/12 10:55
Top News- Vriten dy ushtarë amerikanë, tërbohet Trump: Do t’u gjejmë e do u vrasim pa mëshirë
13/12 23:15
Top Channel/ ISIS sulmon trupat amerikane. Vriten 2 ushtarë dhe një përkthyes. Trump: Do hakmerremi
13/12 22:40
Top Channel/ Vritet komandanti i lartë i Hamas, Raed Saed. Izraeli pranon sulmin
13/12 22:09
Top News- Vdes “i keqi” i Hollivudit, gjendet i pajetë në banesë…artistët në zi
13/12 22:02
Top Channel/ “Lufta po vjen”, WSJ: SHBA sulmoi një anije kineze që shkonte ne Iran!
13/12 15:12
Top News- Të gjymtuar nga Ukraina/ Kim Jong un pret ushtarët që luftuan për Putin
13/12 14:01
Top News- Goditen shtëpitë e barit të shqiptarëve/ Spanjë, përfundojnë në burg nëntë persona
13/12 13:41
Top Channel/ Presion magjistratëve për gjyqet ndaj korrupsionit, plasin protestat në Rumani!
13/12 13:40
Top News – ‘Ivanka njihet me shqiptarët’. Jo vetëm Sazani, tre libra për historinë e letërsinë
13/12 12:43
Top News- Rusët ‘lënë kockat’ në Ukrainë/ Investigimi i BBC, mijëra ushtarë të rënë në front
13/12 12:42
BILETA Portokalli - Bileta