Rama dhe Abazoviç shtrënguan duart në Podgoricë, ku u mbajt mbledhja e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në një tryezë të rrumbullakët ministrat zhvilluan seancën e përbashkët plenare, ku u dakordësuan dhjetë marrëveshje bilaterale.