Top News – 10 ish ushtarakë në pranga/ Turqi, arrestohen nën akuzën për grusht shteti
05/04/2021 11:06

Turqia tha se ka arrestuar dhjetë admiralë të pensionuar, të cilët kanë nënshkruar një letër të hapur, duke pohuar rëndësinë e Konventës Montre për sigurinë turke. Kjo konventë është krijuar për të parandaluar militarizimin e Detit të Zi. Letra e hapur, e nënshkruar nga 104 ish-pjesëtarë të rangut të lartë të marinës, është dënuar nga zyrtarët turq, të cilët e shohin si sfidim të drejtpërdrejtë të Qeverisë nga ana e ushtrisë. Zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalin, tha se letra përmban shenjat dalluese të një komploti ushtarak për të përmbysur Qeverinë. “Disa ushtarë në pension po e vendosin veten në një pozitë qesharake dhe të mjerueshme me deklaratën e tyre, e cila i bën jehonë kohës së puçit ushtarak”, tha Kalin. Mediat lokale turke thonë se prokurorët kanë nisur hetimin e admiralëve të pensionuar nën dyshimin se kanë bërë “marrëveshje për të kryer krim kundër sigurisë së shtetit dhe rendit kushtetues”. Muajin e kaluar, Turqia ka miratuar një plan për të ndërtuar një kanal të madh që lidh Detin e Zi në veri të Stambollit me Detin Marmara në jug. Një zyrtar turk ka thënë se ai nuk do të mbulohet nga Konventa Montre. Konventa e vitit 1936 e rregullon përdorimin e ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve nga anijet e mallrave të vendeve të tjera. Konventa i jep Turqisë kontrollin mbi ngushticat brenda kufijve të saj dhe gjatë kohës së paqes garanton hyrjen për anijet civile. Ajo gjithashtu kufizon qasjen e anijeve luftarake detare. Letra e admiralëve në pension tha se Turqia duhet të shmangë “çdo deklaratë dhe veprim që mund të bëjë që Konventa Montre të nxirret për diskutim”. Ata e cilësuan atë si “një traktat të rëndësishëm sa i përket mbijetesës së Turqisë”.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52