Dy persona perfundojne ne spital ndersa disa te tjere demtohen lehte nga aksidentet e cuditshme mengjesin e sotem, në pedonalen "28 Nentori" në Shkodër. Kjo rruge muzeale, e njohur per gjelberimin me pemen e blirit, sot në mengjes u kthye në burim aksidentesh me bicikleta. Gjatë natës, lulet e blirit, kanë rënë në pedonale dhe gjatë ditës ato e kanë krijuar një shtresë të rreshqitshme. Kjo ka sjelle rrezimin e mbi 10 qytetareve me biciklete, ku dy prej tyre kanë perfunduar me urgjence në spital. Per pasojë, policia bashkiake si rralle herë në Shkoder, detyroi ndalimin e levizjeve me bicikleta per qytetarët.