Një viktimë dhe dy të plagosur ky është bilanci I një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Poliçan-Berat këtë të premte. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku një makinë humnbi kontrollin dhe doli nga rruga në afërsi të një ure duke përfunduar disa metra poshtë. Makina u shkatërrua totalisht, ndërsa humbi jetën shoferi 34-vjeçar dhe u plagosën dy pasagjerët, të cilët u dërguan drejt spitalit me urjgencë. Viktima dhe dy të plagosurit janë të tre nga Berati. Për nxjerrjen e mjetit u desh ndërhyrja e një vinci. Ende nuk dihet shkaku I aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë por dhe mungesa e ndricimit në rrugë.