Kështu u hap prezantimi i kandidatëve në primare të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, në një takim me anëtarë e simpatizantë në Degën 7 dhe 10 në kryeqytet. Teksa kërkuan mbështetje, kandidatët treguan pikëpamjet e tyre për kryeqytetin. Ndërkohë nuk mungoi përgjigjja e disa prej kandidatëve, lidhur me kritikët. Ajo që nga të gjithë garuesit u tha njëzëri, është mbështetja e bashkëpunimi me secilin që del fitues nga kjo garë.