Dokumenti i Strategjisë për luftën kundër pastrimit të parave është një nga masat që duhet të përmbushim në kuadër të agjendës së Reformave si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kështu u shpreh ministrja e infrastukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, sipas të cilës miratimi i kësaj Strategjie do të sjellë përfitim për Shqipërinë me prej 1.5 milionë euro. Balluku: “Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” dhe Plani i Veprimit, janë dokumente shumë të rëndësishme, të cilat sipas informacionit të vënë në dispozicion nga Sekretariati i Komitetit, janë hartuar dhe konsultuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës.Në hartimin e Strategjisë, një vëmendje të veçantë i është dhënë bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, si bankat, noterët, audituesit, ndërmjetësusesit, zyrat e këmbimit valutor, shoqatat e ndërtueve, të cilët janë angazhuar plotësisht në procesin e hartimit të këtij dokumenti dhe konsultimit të kësaj strategjie në publik.