Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një tur për të parë nga afër ecurinë e përgatitjeve në çdo shkollë të kryeqytetit, në mënyrë që ato të jenë gati për të mirëpritur nxënësit. Veliaj kërkoi nga prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë në këmbë dhe jo me makinë, për të shmangur trafikun që mund të krijohet.