Papa Françesku, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, ka pësuar një tjetër krizë. Sipas Vatikanit, ai krahas problemeve me frymarrjen ka pasur dhe të vjella. Mushkritë e atit të shenjtë 88-vjeçar vijojnë të jenë pothuajse jashtë funksionit normal. Burime pranë Vatikanit thanë për BBC se mjekëve të Papës u duhen 24 deri në 48 orë për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë dëmtim në mushkritë e Papës apo jo, ndërsa për momentin nuk po japin asnjë prognozë.