Racizmi është një fenomen i shëmtuar që po shihet gjithnjë e më shumë në botën e futbollit. Presidenti i FIFA, Gianni Infantino nuk e ka fshehur shqetësimin e tij në lidhje me këtë fakt, gjë që e shprehu edhe në Kongresin e UEFA në Paris teksa e cilësoi racizmin si një krim.