Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus për 51 për qind, thuhet në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik që i referohen të dhënave të periudhës 3-9 janar. Varianti Omicron i koronavirusit është detektuar në 68 për qind të mostrave të analizuara në laboratorin i Virologjisë dhe Diagnostikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik. Sipas të dhënave të këtij instituti, nga 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 raste të riinfektimeve me COVID-19.