Gjatë një javë janë arrestuar 8 shoferë si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe janë pezulluar 109 leje drejtimi. Kjo javë ishte fatkeqësisht e mbushur me aksidente rrugore, ku i mori jetën shumë personave ndër to edhe aksidentit fatal në Sauk ku humbën jetën tre të rinj. Gjithashtu edhe një 24 orësh që shënoi 6 viktima bëri që policia të marrë më shumë masa dhe të rrisë kontrollet për parandalimin e pasojave dhe që rregullat e qarkullimit të respektohen.