Në epokën e inteligjencës artificiale, pak janë ata të rinj që zgjedhin të punojnë si bukëpjekës, por Ymer Pasho në Korçë nuk e tradhtoi traditën familjare. Sot, i riu që arrin të dallojë nga larg mënyrën e gatimit të bakllavasë, ndihet mirë me punën që bën, edhe pse i duhet të zgjohet çdo ditë që në 4 të mëngjesit.