Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor. Denoncimi është bërë nga nëna e djalit e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar. Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.