Kryetari i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri, Gunther Fehlinger lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj SHBA-së mes pretendimeve se Donald Trump mund të vendosë marrjen e Groenlandës, duke mos përjashtu edhe ndërhyrje ushtarake atje. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Fehlinger tha se nëse SHBA do të aneksonte Groenlandën, të gjitha bazat amerikane në Europë do të konfiskoheshin dhe SHBA "do të duhet të largohej."