Këshilli i Ministrave vendosi të kalojë nën administrim të SPAK dhe të ministrisë së drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve mbasi nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e komisionerëve publikë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani. Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.