Ambasadori i OSBE-së në Shqipërii i cili zhvilloi një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe me autoritetet vendore të qytetit, theksoi rëndësinë e transparencës në sistemin e drejtësisë. Ai bëri të ditur se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur ngritjen e zyrave të posaçme të informimit pranë çdo gjykate në vend, me qëllim përmirësimin e komunikimit me median dhe informimin më të mirë të publikut.