Burimet shtetërore njoftuan se Zvicra do të bëjë porosinë për 36 avionë amerikanë gjuajtës F-35 për zëvendësimin e flotës së saj të vjetëruar ajrore. Më herët ishte raportuar se vendi ishte i pavendosur mes blerjes së gjuajtësve amerikanë, apo atyre francezë Rafale. Avionët e rinj pritet të zëvendësojnë modelet e vjetra amerikane të Zvicrës F-5 dhe F-18. Gjuajtësit F-35 e F-18 priteshin të ishin konkurrentët kryesorë prej faktit se Zvicra ka preferuar tradicionalisht avionët amerikanë. Por megjithë avancimet amerikane të teknologjisë, spekulimet janë në rritje se Rafale mund të shpallet fitues i tenderit në qershor.