Përmes votës, zviceranët i dhanë vetes të drejtën e një pensioni shtesë cdo vit. Referendumi mbarëkombëtar i se djelës, i fokusuar tek standartet e jetesës për të moshuarit, rezultoi me 58 për qind të pjesëmarrësve që mbështetën marrjen e një pensioni të 13-të gjatë vitit, pavarësisht se qeveria qe shprehur se një rritje e shpenzimeve do të ishte tepër e shtrenjtë për t`u përballuar. 42 për qind e votuesve u shprehën kundër.