Top Channel/Zvicër, lokale u kthye në kurth vdekjeje: Fishekzjarre brenda, temperatura qindra gradë!
02/01/2026 11:21

Hetuesit po vazhdojnë kërkimet për viktimat e zjarrit në klubin Le Constellation, në resortën zvicerane të skive të Crans-Montana, ku humbën jetën mes flakëve rreth 47 persona e 115 të terë u lënduan. Oficerët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, mes raporteve se shumë pacientë, disa deri edhe vetëm 15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të duhen ditë apo edhe javë të tëra për të identifikuar viktimat. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por dëshmitarë të shumtë flasin për shkëndija fishekzjarresh të ndezura brenda lokalit që kanë mbërritur tavanin e tij. Zjarri u përhap me shpejtësi rrufeje, me gjasë i favorizuar nga një shtresë materiali sintetik izolues që mbulonte tavanin e ulët të sallës. Mes personave të pranishëm shpërtheu paniku. Të rinjtë vërshuan drejt shkallëve për të tentuar të arrijnë daljen dhe shpëtimin, ndërsa tymi mbushi ambientin dhe penguar frymëmarrjen. Dera e daljes që ndodhet në krye të asaj shkalle të ngushtë që ngjitet nga bodrumi, e turma e krijuar bllokon kësisoj të vetmen rrugë shpëtimi, teksa flakët përfshijnë dhe përpijnë të gjithë lokalin dhe ata që kanë mbetur pas, e në ambjentin e mbyllur, temperaturat sipas disave, mbërrijnë në disa qindra gradë. Corriere della sera flet për një Flashover, momenti më i rrezikshëm i një zjarri në ambiente të mbyllura (si bar, bodrum, klub), ku zjarri nis në një pikë si psh tavani. Pastaj tymi dhe flakët mbushën të gjithë dhomën e brenda një kohe tejet të shkurtër gjithcka digjet njëherësh. Hetimet e Prokurorisë Federale do të përpiqen tani të përcaktojnë pse nuk kanë funksionuar sistemet dhe daljet e sigurisë. Këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjerave, do t’u duhet të përgjigjet edhe çifti francez, pronarë të Le Constellation.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23