Zona e hekurudhës në plazhin e Durrës, lagjja 13, ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Një banor i kësaj zone, i shqetësuar nga kjo situatë ka komunikuar me gazetarin e Top Channel. Ai shprehet se kjo situatë ka rreth 2 orë që vijon të mbetet kështu, ndërsa nuk merret parasysh që jemi në sezonin turistik të verës dhe përveç vendasve edhe shumë të huaj kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për kaluar pushimet e tyre.