Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pyjeve , ndëshkohet me 4 deri në 8 vite burg. Dënimi ne kodin penal përshkallëzohet kur vepra shkakton dëme të rënda në mjedis apo humbje në njerëz. Por, ndërsa rastet e zjarrëvënies nga dora e njeriut në Shqipëri po shtohen, zëvendës kryeministri Erion Brace propozon ashpërsim të masave për ta ndëshkuar zjarrvënien e qëllimshme si akt terrorist.