Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne në fshatin Tërbaç, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor, flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të malit duke djegur kullota por dhe pyje. Banorët e zonës, së bashku me autoritetet vendore, kanë kërkuar për ndërhyrje nga ajri, pasi mjetet zjarrfikëse të vendosura në terren kanë vështirësi të arrijnë në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thepisur.