Në fshatin Plashnik i Madh zjarri ka djegur qindra hektarë, teksa flakët po vijojnë ende. Siç shihet nga pamjet zonat e djegura janë të përmasave të mëdha. Vendi po përballet me një situatë të pazakontë, nga veriu në jug, ku vatrat e zjarrit janë aktive intensivisht prej më shumë se dy ditësh.