Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në lagjen Kala të Elbasanit. Zjarri i cili përfshiu çatinë e banesës rrezikoi edhe shtëpitë rrotull për shkak të afërsisë që kanë ndërtesat në lagjen Kala. Ndërhyrja e zjarrfikeseve u bë e vështirë për shkak të rrugicave të ngushta, megjithatë efektivët e ndërhyrjes kundër zjarrit arritën të venë nën kontroll flakët dhe të shpëtojnë paprekur shtëpitë ngjitur. Mendohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë cigare e hedhur e ndezur apo përdorues të lëndëve narkotike të cilët gjejnë strehë në shtëpitë e pabanuara. Disa muaj më parë një tjetër shtëpi e pabanuar në lagjen Kala u përfshi nga flakët duke i djegur totalisht.