Vezë të kuqe, bukë me qiqra, mishi i qingjit dhe tradita të tjera të bukura pashke të cilat Kostandina Çaroshi i kujton me nostalgji nga koha kur ishte vajzë e re e jetonte në Korçë. Sot edhe pse 87 vjeçe, me gjunjët që nuk i binden plotësisht, nënë Kostandina vazhdon ruan traditat e Pashkës edhe pse Elbasani nuk i jep atmosferën që dikur i jepte Korça.