Top Channel/ Zjarri përfshin pallatin, 7 të vdekur mes të cilëve edhe fëmijë në Nice: “I qëllimshëm”!
18/07/2024 14:57

Shtatë persona humbën jetën, duke përfshirë tre fëmijë mes flakëve që përfshinë një bllok banimi në orët e para të ditës së sotme në qytetin jugor francez të Nisës. Prokurori lokal tha se zyrtarët po hetojnë mbi mundësihnë e një zjarrvënieje të qëllimshme. Njësia e zjarrfikësve u lajmërua në orën 2:28 të mëngjesit dhe brenda vetëm 10 minutash ishte në vendngjarje, por pavarësisht këtij reagimi të shpejtë, kemi një bilanc tragjik prej shtatë personash të vdekur: tre të rritur, një adoleshent dhe tre fëmijë. 6 prej tyre ndërruan jetë në banesë, ndërsa një tjetër vdiq pasi u hodh nga dritarja. Kemi gjithashtu një person të lënduar rëndë. Unë kam hapur një hetim për zjarrvënie që rezultoi me vdekje dhe e kam referuar rastin në polici dhe në laboratorin e mjekësisë ligjore të Marsejës. Presim që të vijnë në vendngjarje për të bërë disa vëzhgime. Mendoj se do të bëhet një punë e madhe teknike dhe mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Flakët përfshinë fillimisht katet e sipërme të godinës së ndodhur në Moulins të Nisës, pranë aeroportit. Sipas mediave lokale, shtatë viktimat janë që të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje. Fëmijët që vdiqën ishin të moshave pesë, shtatë dhe 10 vjeç. 30 persona të tjerë kanë pësuar intoksikim nga tymi. Kryebashkiaku Christian Estrosi tha se ka kërkuar nga ministri i brendshëm të dërgojë forca shtesë të rendit në zonë, në mënyrë që të garantohet siguria e banorëve dhe të shmangen incidente të tjera pas kësaj tragjedie, nisur nga fakti që ajo po hetohet si zjarrvënie e mundshme.

Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
DIGITALB DIGITALB