Prokuroria përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dy specialistë të inxhinierisë klinike pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës’ për zjarrin e rënë brenda ambienteve spitalore. Prokuroria thekson se dy specialistët nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit, për zjarrin që ra në katin e dytë të “Urgjencës së Re” të QSUT, në dhomën teknike, më 29 shkurt 2024.