Rreth orës 5.30 të mëngjesit të kësaj të diele ky alarm, shqetësoi stafin mjekësor dhe pacientët e Urgjencës së QSUT të cilët kuptuan se në këtë godinë kishte rënë zjarr. Në këto kushte ata u evakuuan dhe pacientët u dërguan në pavione të tjera. Albana Fico- Drejtoresha e QSUT U morën masa të menjëhershme për evakuimin e pasientëve në katin sipër dhe dërgimin e tyre në pavione….. Për evakuimin e pacientëve gjendja e të cilëve nuk ishte e mirë ndihmuan jo vetëm mjekët dhe familjarët por edhe policia e tiranës e cila ndihmoi në zbritjen e pacientëve nga shkallet me barrela. Traumatike ka qenë situate edhe për familiarët e pacientëve të cilët u zgjuan në mëngjes nga telefonata që kërkonin ndihme