Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës. Si pasojë e erës së fortë, disa pisha ranë mbi rrugë në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit te Zvërnecit dhe duke rrezikuar automjetet që kalonin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal.